Uncategorized

Ministria e Jashtme: Rajonit të Azi-Paqësorit nuk i nevojitet një bllok ushtarak

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 08 July 2024

 

 

Rajoni i Azi-Paqësorit nuk ka nevojë për një bllok ushtarak, as për ndonjë “rreth të vogël”, i cili provokon konfrontim midis kampeve dhe nxit një Luftë të re të Ftohtë, tha të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

-Advertisement-

Lin Jian i bëri deklaratat në përgjigje të një pakti mbrojtës, të nënshkruar të hënën midis Japonisë dhe Filipineve, që lejon vendosjen e forcave ushtarake në territorin e njëra tjetrës.

Shkëmbimet dhe bashkëpunimet mes dy vendeve, nuk duhet të rrezikojnë mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë të vendeve në rajon. Ato nuk duhet të dëmtojnë paqen dhe stabilitetin rajonal. Nuk duhet të synojnë ose dëmtojnë interesat e paleve të treta, tha Lin.

Çdo akt që rrezikon paqen dhe stabilitetin rajonal apo minon unitetin dhe bashkëpunimin, do të nxisë alarmimin dhe kundërshtimin e njerëzve në rajon, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera