Lajme

Ministria e Jashtme paralajmëron shkarkime të tjera në diplomaci

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 21 February 2020

Shefi i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka paralajmëruar edhe shkarkime të reja në diplomaci, derisa ka shtuar se për fenomenet e shkeljes së ligjit nuk do të shikohen emra, prejardhja apo qëndrimet partiake, shkruan gazeta inFokus.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka thënë se vendimet e radhës do t’i marrin me maturi dhe në kohën e duhur dhe se nuk do të trajtojnë asnjë rast me emër të përveçëm.

“Dje, Ministri Konjufca vendosi për shfuqizimin e një vendimi të paligjshëm të Ministrit të kaluar. Ky ishte hapi i parë në rrugën për kthimin e rregullit dhe ligjshmërisë në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Vendimi i djeshëm nxiti entuziazëm tek qytetarët dhe anëtarët e Shërbimit të Jashtëm, gjë që tregoi se ka vullnet dhe besim për ndryshimet për të cilat jemi votuar. Por, vendimi i djeshëm nxiti edhe raportime e reagime për raste të tjera të përveçme e të dyshuara për shkelje.

Në lidhje me reagimet mbi rastet e tjera, duhet t’i kemi parasysh dy gjëra:

Së pari, ne nuk do ta trajtojmë asnjë rast me emër të përveçëm. Pra, do të punojmë që fenomenet e shkeljes së ligjit në Shërbimin e Jashtëm të luftohen, duke mos shikuar emra, prejardhje apo qëndrime partiake

Së dyti, dje ishte vetëm hapi i parë. Vendimet e radhës do t’i marrim me maturi dhe në kohën e duhur.

Ndryshimi ka filluar!”, ka shkruar ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera