Lajme

Ministria e Integrimit: Kosova nuk e ka humbur asnjë cent nga fondet e Bashkimit Evropian

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 04 March 2019

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka raportuar para Komisionit të përhershëm parlamentar për Integrime Evropiane.

Para këtij  komisioni ministrja Hoxha ka raportuar për rritje të fondeve të BE-së për Kosovën.  Sipas saj Kosova asnjë cent nuk ka humbur nga këto fonde, kështu ka hedhur poshtë spekulimet për humbje të fondeve.

“Duam të njoftojmë opinionin se Kosova nuk ka humbur as edhe një cent të vetëm nga fondet e BE-së dedikuar Republikës së Kosovës, përkundrazi, fondet e BE-së janë rritur e assesi nuk janë zvogëluar”.

-Advertisement-

“Me IPA 2016, Pjesa 2, është nënshkruar Kontrata për Mbështetje Buxhetore për Reformën e Administratës Publike, në vlerë prej 25 milion euro, kurse me IPA 2017, Pjesa 2, është nënshkruar Kontrata për Mbështetjen Buxhetore për Menaxhimin e Financave Publike, në vlerë prej 25 milion euro” ka thënë Hoxha

Ajo gjithashtu  informoi Komisionin parlamentar se fondet e BE-së për Kosovën vetëm sa janë rritur: IPA 2017 ka ndarë 73 milion euro, IPA 2018 ka ndarë 90.5 milion euro, kurse IPA 2019 – 2020 mbi 200 milion euro, njofton Ministria e Integrimit Evropian.

“Përpos fondeve të IPA-s, Kosova përfiton fonde edhe nga Korniza Investive e Ballkanit Perëndimor (ËBIF), vuri në dukje Ministrja Hoxha, vetëm në këtë raund të aplikimeve, pra raundi 21 i aplikacioneve në kuadër ËBIF-së: vlera e projekteve infrastrukturore tejkalon shumën prej 250 milion euro, vetëm ndërtimet e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, impianteve për ujë të pijshëm dhe kolektorë të ujërave nëpër qendrat e mëdha dhe të vogla të Kosovës tejkalojnë vlerën prej 400 milion euro” ka shtuar ajo

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera