Ministria e Infrastrukturës e gatshme t’i ndihmojë kryeqytetit
Autori: Gazeta inFokus
17:02 | 09 August 2018
Ministria e Infrastrukturës dhe stafi udhëheqës i saj, në krye me Ministrin Pal Lekaj, vizituan sot Komunën e Prishtinës, duke mbajtur kështu takim me kryetarin e kësaj komune, Shpend Ahmeti. Paraprakisht Ministri Lekaj u njoftua nga kryesuesi i kryeqytetit, për problemet dhe vështirësitë që has Komuna e Prishtinës gjatë përditshmërisë së saj, dhe ndikimin që mund të ketë Ministria e Infrastrukturës, në evitimin e problemeve infrastrukturore.
E gatshme për t’i ndihmuar kryeqytetit në planin zhvillimor urban, Ministria e Infrastrukturës do të financojë projekte të cilat kanë rëndësi të veçantë, fillimisht për Prishtinën, e pastaj edhe për gjithë qytetarët të cilët do të kenë kyçje në infrastrukturën rrugore të kryeqytetit. Me një bashkëpunim nikoqirësh dhe përkushtim ndaj punës, për të cilën edhe janë të ngarkuar, Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Prishtinës do të realizojnë edhe projekte në bashkëfinancim dhe të cilat konsiderohen me dobi reciproke.
Megjithëse ky ishte vetëm një takim paralajmërues dhe një lloj mundësie për të hapur rrugë të reja bashkëpunimi mes ministrisë dhe komunës në fjalë, Ministri i Infrastrukturëes, Pal Lekaj, qartazi pohoi se Ministria e Infrastrukturës do t’i jap rëndësi të veçantë kryeqytetit, pasi edhe nevojat janë dukshëm më të mëdha.
Në konferencën e mbajtur për media, Lekaj përmendi disa prej projekteve të cilat do t’i bashkëfinancojë dhe do të ofroj çfarëdolloj përkrahje, por pa konkretizuar ndonjë gjë, vetëm në mënyrë sipërfaqësore. Këto projekte janë: Ura e Veternikut, qarkorja e jashtme tek AL-PETROL, rikategorizimi i infrastrukturës, si dhe vija e tramvajit.
Drejtuar mediave, Lekaj u shpreh: “Ne jemi në gjendje që ta mbështesim Komunën e Prishtinës në çdo rrugë, duke e ditur që është kryeqyteti i Republikës së Kosovës. Barra kryesore bie mbi kryetarin, por ne jemi këtu që të bashkëpunojmë dhe, ne si Ministri e Infrastrukturës, nuk do të hezitojmë që të japim mbështetje në projektet madhore, e të cilat do t’ia lehtësojnë punën komunës”.
Pavarësisht mangësive në buxhet si dhe vështirësive në teren, Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Prishtinës, në përputhje me nevojat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, do të bëjnë më të mirën e mundshme, që të gjitha projektet infrastrukturore të cilat ndikojnë drejtëpërdrejtë në jetën e qytetarëve, t’i finalizojnë me sukses.


T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...































