Ministria e Hajdarit i bie pishman për tekstin “Propaganda e LVV-së nuk kalon”
Autori: Gazeta inFokus
21:01 | 18 May 2023
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mbajti sot një konferencë për media, ku foli për marrëveshjen e Programit të BE-së “Tregu i Përbashkët”.
“Kam kënaqësinë të ju informoj se Kosova do jetë përfituese e Programit të Bashkimit Evropian ‘Tregu i Përbashkët’ me vlerë 4.2 miliardë euro, duke u bërë kështu njëra ndër vendet e para që bëhet pjesë e kësaj skeme”, tha në fillim të kësaj konference Hajdari, raporton Klankosova.tv.
Por, në njoftimin e parë për media që e dërgoi kjo ministri pas mbylljes së konferencës, ku ishte bashkëngjitur edhe fjalimi i plotë i ministres Hajdari, në pjesën e fundit të fjalimit të saj ishte një paragraf ku fliste për “propagandën e LVV-së” rreth 4.2 miliardë eurove të Programit të Bashkimit Evropian “Tregu i Përbashkët”.
LVV-ja kishte mashtruar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se “Kosova përfiton 4.2 miliardë euro” nga Programi i BE-së “Tregu i Përbashkët”.
Megjithatë, pasi u vu re ky mashtrim nga opinioni, LVV-ja e fshiu atë postim duke e postuar njoftimin tjetër se Kosova është vetëm pjesë e këtij programi, ku bëjnë pjesë edhe shumë shtete tjera.
E ministrja Hajdari u pyet edhe në konferencën e sotme për media rreth këtij mashtrimi që e bëri LVV-ja, por ajo nuk deshi të komentojë.
Megjithatë, në komunikatë çuditërisht erdhi edhe një paragraf, të cilin po e sjellim të plotë më poshtë:
“Propaganda nuk kalon! Sa i përket 4.2 mld. eurove për të cilat po propagandon LVV, qe dy fakte: e para, ato nuk janë vetëm për Kosovën, dhe e dyta, më e rëndësishmja, Kosova edhe më herët ka qenë pjesë e programeve të BE-së – menjëherë pas nënshkrimit të MSA-së, të cilën VV nuk e ka votuar. MSA ka qenë parakusht që Kosova të bëhet pjesë e programeve të BE-së, por pushteti i sotëm në atë kohë as nuk i ka njoftë si në rastin e letrës së Mogherinit. Programi i Tregut të Përbashkët (Single Market Programme) sot, është programi COSME dikur. Këtë program Kosova e ka dakordu me BE-në në vitin 2017. I njëjti është ratifiku në 2017 dhe ka hyrë në fuqi në 2018”, thuhet në njoftimin e MINT-it dërguar mediave.
Ajo që është edhe më e çuditshme është se ky shkrim duke se është marrë nga një postim i ish-ministres Hykmete Bajrami ditë më parë në Facebook.
E disa orë pas kësaj komunikate, erdhi njoftimi i ri i MINT-it, ku thuhej se në komunikatën e parë “është përvjedhur një gabim teknik”.
Ky gabim teknik doli të ishte pikërisht paragrafi për propagandën e LVV-së rreth 4.2 miliardave të BE-së për Kosovën.
Në fjalimin e dërguar në njoftimin e ri për media, ishte hequr në tërësi kjo pjesë.
Nga komunikata e dytë është hequr edhe kjo pjesë:
“EU single market program ngërthen në vete edhe programet e mëhershme COSME (që ishte shumë në vlerë më të vogël 2.3 miliardë euro për periudhën 2014-2020. Fokusi ishte në SME support, por EU single market program më shumë stimulon bashkëveprim me shtetet e BE-se si dhe përgatit institucionet, organizatat dhe konsumatorin për të qenë në gjendje të jenë konkurrentë dhe të vetëdijshëm dhe të përgatitur për integrime ekonomike në BE. Raporti i progresit i Komisionit i KE pikërisht gjatë mandatit të H. Bajrami e ka potencuar në MINT, si asnjëherë tjetër, vonesat në reforma, shkatërrimin në të gjitha reformat institucionale”.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























