Lajme

Ministria e Financave tregon se a do t’i marrin pagat me rritje punëtoret e sektorit publik

Autori: Doresa Geci 15:02 | 12 December 2019

Afro 82 mijë punëtorë të sektorit publik kanë pritur që pagën e dhjetorit të marrin me rritje.

Kjo pasi që me Ligjin e ri për Paga koeficienti i pagës së tyre ishte rritur, shkruan Gazeta inFokus.

Por ky ligj i cili ishte miratuar në shkurt të këtij viti po del të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

-Advertisement-

Për këtë Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së enjte ka marrë vendim që të pezullojë atë deri me 30 mars të viti 2020.

E deri atëherë këta shërbyes civil nuk do të kenë mundësi të marrin me rritje pagën e tyre.

Këtë për Gazetën inFokus e ka thënë edhe këshilltari i Ministrit në detyrë të Financave, Bedri Hamzës, Lulëzim Rafuna.

 

“Ministria e Financave i zbaton vetëm ligjet që janë në fuqi në rast që ka pezulluar Ligjin për Paga na do të shkojmë vetëm në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi deri në dhjetor”, ka thënë Rafuna për inFokusin.

Prandaj deri sa Gjykata Kushtetuese për gjatë kësaj kohe nuk merr ndonjë vendim tjetër, punëtoret e sektorit publik do të vazhdojnë të marrin pagat ashtu siç kanë marrë edhe më herët.

Me kërkesën e Avokatit të Popullit, ky ligj ishte dërguar në Gjykatë pasi që nuk është në pajtueshmëri me disa nga nenet e Kushtetutës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera