Ministria e Financave sqaron se nuk ka para për zbatimin e Ligjit për mësimdhënësit e viteve 90’ta
Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 11 March 2018
Pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), njoftoi se nesër (e hënë, 12 mars) të gjitha institucionet arsimore do të jenë në grevë njëditore, Ministria e Financave sqaroi se nuk ka para për zbatimin e Ligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.
“Ministria e Financave si çdo herë tjetër edhe me këtë rast nuk mund të jep aprovim për një Projektligj, i cili nuk i respekton procedurat e Ligjit të Buxhetit, Ligjit për menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjesit dhe dokumentatet tjera në fuqi”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme SBASHK-u i është drejtuar prindërve që më 12 mars mos t’i nisin fëmijët e tyre për në shkollë sepse këtë ditë nuk ka mësim për shkak të grevës.
Njoftimi i Ministrisë së Financave:
Ministria e Financave për hir të korrektësisë informon dhe sqaron të gjithë punëtoret e arsimit dhe opinionin publik se sa i përket çështjes së Ligji mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta e ka trajtuar në kuadër të kërkesave me prioritetin më të lart brenda Ministrisë së Financave me qëllim e vetëm që ti jepet mbështetje realizmit të gjitha të drejtave që dalin nga ky projektligj për të gjithë punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.
Për këtë qëllim, ditën e premte me datën 09 mars 2018, Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur në takim Kryetarin e SBASHK-ut me stafin e tij, ku gjatë takimit i ka informuar që Ministria e Financave mbështet kërkesat dhe Projektligjin, por projekligjin për të procedur tutje duhet të respekohen procedurat ligjore të adresimit ashtu siq e përcaktohet në nenin 18 të Ligjit të Buxhetit për vitin 2018 me nr. 06/L-020 dhe nenin 26 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjesit me nr. 03/L-048, ku thuhet shprehimisht se asnjë Ministri apo cili do Institucion tjetër nuk mund të procedoj në Qeveri apo në Kuvend asnjë inciative të re apo të propozoj projektligj për aprovim nëse nuk e ka të zgjidhur paraprakisht çështjen e implikimeve financiare për vitin fiskal përkatësisht nuk është paraparë në kuadër të tabelave të Ligjit të Buxhetit.
Për këtë arsye Ministria e Financave ka kërkuar nga SBASHK-u dhe Ministria spozurese që ti respektojnë procedurat ligjore gjatë procedimit të Ligjit në Qeveri, ashtu siq kërkohet me legjislacionin përkates në fuqi duke përfshirë edhe financimin e tij në mënyrë që Projektligji të jetë ligjërisht i kompletuar para se të shkoj në Kuvend. Për dijeni projekligji nuk është i finalizuar, vetem nëse është draftuar dhe më pas nuk është përcjellur me kërkesat e Ligjit para se të dërgohet për aprovim.
Andaj, edhe një herë përmes kësaj Komunikate, ju bëjmë thirrje SBASHK-ut dhe spozoruesit të Projekligjit ta procedojnë për kompletim të procedurave në përputhje me dispozitat ligjore para se të aprovohet në Qeveri.
Veprimi i kundërt apo siq kërkohet sot, do ta bëjnë Ligjin e kontestushem nga cili do organ tjetër duke filluar nga Kuvendi e deri tek Gjykata Kushtetutese, për çështje procedurale.
Ministria e Financave si çdo herë tjetër edhe me këtë rast nuk mund të jep aprovim për një Projektligj, i cili nuk i respekton procedurat e Ligjit të Buxhetit, Ligjit për menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjesit dhe dokumentatet tjera në fuqi.
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...