Lajme

Ministria e Financave përsëri kërkon përditësimin e listave që t’i ndalë pagat për grevistët

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 05 September 2022

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se sot do të ekzekutohen pagat për pjesën e mbetur të organizatave buxhetore, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, thuhet se duhet të bëhet përditësimi i listave për të reflektuar në kompenzimin e saktë për orët dhe ditët e punuara.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton opinionin publik se sot ka ekzekutuar pagat edhe për pjesën e mbetur të organizatave buxhetore. Përkundër afatit shtesë, disa organizata buxhetore as deri në ditën e sotme nuk kanë bërë përditësimin e listave për të reflektuar kompensimin e saktë për orët dhe ditët e punuara, gjë që ka ndikuar në vonesë të ekzekutimit të pagave edhe për ata që kanë punuar, gjë për të cilën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve shpreh keqardhje të thellë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera