Lajme

Ministria e Financave me konferencë urgjente, raportohet se janë zhdukur 2 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 21 October 2020

Ministria e Financave ka thirrur një konferencë urgjente.

Ftesa u bë përmes një njoftimi për media.

“Ju ftojmë që sot në ora 15:45 të merrni pjesë në Konferencën për Media të Ministrisë së Financave. Konferenca për Media do të mbahet në sallën e Konferencave të Qeverisë – P32”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Nuk dihet nëse e njëjta thirrje ka të bëj me zhdukjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ashtu siç po raportojnë mediat.

Për këtë rast Policia e Kosovës njoftoi edhe ne raportin 24 orësh ku u tha se personi i cili ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke transferuar para nga Thesari i Shtetit, para,  në vlerë prej 2 milionë euro, është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 09.10.2020. Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e Policisë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera