Ministria e Financave mbetet e prerë që mos të ndajë shtesa vetëm për punëtorët e sektorit privat.

Autori: Gazeta inFokus
17:34 | 04 November 2022
Ekzekutivi me pakon e fundit për përballje me inflacionin ka paraparë ndarjen e shtesave direkte për punëtorët e sektorit publik me nga 50 euro nga muaji shtator, të ndërmarrjeve publike me 100 euro të njëhershme, si dhe pensionistët dhe studentët me nga 100 euro.
Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, theksoi se nuk do të ndajnë mjete shtesë drejtpërdrejt për punëtorët e sektorit privat, por siç tha ai do t’i mbështesin punëdhënësit që t’ua rrisin pagat punëtorëve të këtij sektorit.
Sipas Muratit fitimi i korporatave dhe bizneseve është më i lartë se që ka qenë ndonjë herë, dhe për këtë arsye ai tha se ka hapësirë që në sektorin privat kompanitë t’i rrisin pagat për punëtorë.
Megjithatë, tha se disa masa nga pakoja për përballje me inflacionin kanë nisur të zbatohen dhe shumë shpejt do të trajtohen edhe shtesat për studentë dhe pastaj për punëtorë të ndërmarrjeve publike.
“Masat po zbatohen, normalisht jo të gjitha për një herë ose për një muaj zbatohen. Për këtë ka një sekuencim njësoj sikur me pakon e prillit. Aktualisht formulari i aplikimit është i hapur për studentë, shumë shpejt do t’i trajtojmë edhe shtesat për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe për kategori të tjera. Sa i përket sektorit privat, çka kemi dashur të bëjmë si qeveri, ka qenë që të sigurohemi se ka një rritje permanente të pagave në sektorin publik. Pra t’i mbështesim punëdhënësit që t’u rriten pagat në mënyrë permanente. Sepse ne si qeveri kemi dhënë një mbështetje, por ajo ka qenë një mujore. Pra, në sektorin privat rritja e pagave duhet të vij nga punëdhënësi. Dhe këtë punëdhënësit kanë hapësirë, ne këtë e shohim nga niveli i qarkullimit edhe nga mbledhja e tatimit në fitimin e korporatave. Fitimi i korporatave është më i lartë se që ka qenë ndonjë herë, pra ka hapësirë që në sektorin privat kompanitë t’i rrisin pagat. Dhe ne si qeveri do të insistojmë në këtë”, tha Murati.
Në një konferencë për media bashkë me misionin e FMN-së, Murati vazhdoi duke kërkuar nga kompanitë “të mos i rrisin vetëm marzhat e fitimit, por këtë ta ndajnë edhe me punëtorë”.
“U bëj edhe një herë thirrje që kompanitë private ta shfrytëzojnë mundësinë që ofron qeveria për të mbështetur tre muajt e parë rritjen pagave, në mënyrë që t’i rrisin pagat edhe në sektorin privat, sepse ka hapësirë. Si qeveri kemi mbështetur sektorin privat edhe bizneset për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Si qeveri kemi ndarë subvencion prej 100 milionë euro për të mos lejuar që tarifat të rriten në mënyrë të papërballueshme. Sektorin privat e kemi mbështetur në vazhdimësi, dhe presim që edhe këto kompani të mos e shfrytëzojnë rastin vetëm të rrisin marzhat e tyre të fitimit siç kanë bërë deri tani, por që një pjesë të atyre fitimeve ta ndajnë edhe me ata që ua mundësojnë këtë fitim, me punëtorët në këtë rast”, tha ai.
Ndonëse, për zbatimin e masës për mbështetjen e rritjes së pagës me 50 për qind, Murati nuk tregoi se sa kompani kanë aplikuar dhe për sa punëtorë./ KP

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...