Ekonomi

Ministria e Financave: Ja kur dalin rrogat

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 30 August 2017

Ekzekutimi i pagave të gushtit do të bëhet më herët për nder të festës së Kurban Bajramit, njofton kumtesa e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se Ministria e Financave sot do të bëjë ekzekutimin e pagave për muajin gusht.

Për shkak të festës së Kurban Bajramit, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë, ekzekutimi i pagave do të bëhet disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt.

-Advertisement-

Me këtë rast, Ministri i Financave Agim Krasniqi të gjithë besimtarëve mysliman të Republikës së Kosovës u uron festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe mbarësi në familjet e tyre.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera