Lajme

Ministria e Financave bëhet me fluturake

Autori: Halil Berisha 09:22 | 18 September 2020

Ministria e Financave ka publikuar një njoftim për kontratë përmes të cilit ka kërkuar të blej një fluturake (dron).

Veç kësaj edhe trajnim e mbështetje e stafit të departamentit, shkruan Gazeta Infokus.

Për këtë punë Ministria e Hykmete Bajramit ka planifikuat të shpenzoj 17 mijë e 500 euro.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka kontaktuar me këtë ministri duke i pyetur se çka i nevojitet dhe për çka do të përdoret nga Ministria e Financave droni.

Muharrem Shahini, zëdhënës në këtë ministri për Infokusin ka treguar se droni është i destinuar për nevojat e Departamentit të Tatimit në Pronë, ku do përdoret për inspektime të pronave, shkruan Gazeta Infokus.

“-        Inspektimin e pronave për nevoja të vlerësimit individual për shpronësime dhe këmbim;

–        Inspektimin e pronave për nevoja të tatimit në pronë në rastet e kontrollës së kualitetit të shënimeve në regjistrat e tatimit në pronë të regjistruara nga komunat;

–        Dokumentimin e gjendjes faktike gjatë inspektimit të pronave;

–        Pajisja mundëson fotografimin, evidentimin e pronave dhe ndërlidhja e tyre me të dhënat kadastrale të paraqitura në elaboratet e shpronësimit si kërkesa të ardhura në DTP nga subjektet kërkuese;

–        Është pajisje për matje përmes imazheve dhe për përdorim profesional për nxjerrjen edhe të objekteve të cilat gjinden në terren dhe në elaborate të shpronësimit;

–        Mundëson fotografimin e pronave në terrenet në të cilat qasja është e vështirë apo e pamundur;

–        Optimalizon punën e ekipeve të DTP-së dhe përveç kësaj edhe i profesionalizon ekipet në mënyrë që inspektimi të jetë i dokumentuar dhe profesional, për të mundësuar një vlerësim sa më të drejtë e të paanshëm të pronave objekt shpronësimi apo këmbimi;

–        Lehtëson në masë të madhe punën e vlerësimit në masë të pronave të paluajtshme për qëllime të tatimit në pronë dhe përcaktimin (krijimin) e zonave të vlerës”, ka thënë Shahini./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera