Ministria e Ekonomisë: U rregulluan problemet në e-Kosova, mund të aplikoni për pajisje efiçiente
Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 27 August 2023
Ministria e Ekonomisë ka pranuar se gjatë ditës së premte dhe të shtunë, më 25 dhe 26 gusht, platforma e-Kosova ka hasur në disa probleme teknike dhe si pasojë e kësaj, aplikimi për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente nuk ka qenë i mundur për disa persona.
Sipas ME-së, ky problem teknik tashmë është rregulluar dhe platforma është funksionale e pa vështirësi aplikimi.
“Në thirrjen për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente përfshihet subvencionimi i makinave rrobalarëse, makinave enëlarëse dhe frigoriferëve ose frigoriferëve me ngrirëse. Vlera e subvencionimit për një pajisje makinë rrobalarëse është 200.00 €. Për prindërit vetushqyes vlera e subvencionimit për një pajisje është 300.00 €. Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një pajisje është 400.00 €. Vlera e subvencionimit për një pajisje makinë enëlarëse është 150.00 €. Për prindërit vetushqyes, vlera e subvencionimit për një pajisje është 250.00 €. Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një pajisje është 300.00 €. Vlera e subvencionimit për një pajisje frigorifer ose frigoriferëve me ngrirëse është 100.00 €. Për prindërit vetushqyes vlera e subvencionimit për një pajisje është 150.00 €. Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 200.00 €. Për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në sisteme të energjisë së ripërtrishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar Instalimi i sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar, do të subvencionohet vetëm një sistem diellor për ngrohjen e ujit sanitar për një shtëpi dhe sistemi duhet të blihet i ri. Instalimi i sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar subvencionohet dyzet përqind (40%) e vlerës investive të komplet sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar dhe jo më shumë se 1000.00 €. Për të dy thirrjet të drejtë aplikimi kanë të gjithë konsumatorët familjar, konsumi mujor i energjisë elektrike i të cilëve nuk është më i vogël se 250 kËh/muaj në të paktën dhjetë (10) muaj brenda dymbëdhjetë (12) muajve të fundit”, thuhet në njoftim.
Aplikimi për subvencionim bëhet online përmes platformës e-Kosova.
Të tjera
-
Krasniqi: VV-ja sulmon bizneset e mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka bërë një përmbledhje se çfarë ka tregu...
-
“Krerët e prokurorisë kanë vdekur për së gjalli” – Kurti eskalon me sulmin ndaj Prokurorisë
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar ...
-
77 i PDK-së në Vajnikë: Emocionet çdo ditë e më të forta nga mbështetja kaq e madhe
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 77...
-
“E ka trashë zanin – tash po i jep zor – me i thanë HE çka ki? Unë foli mos me i lanë këta budallët e mi… – Valon Syla imiton Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit në KPM. Syla thotë s...
-
Policia bastisje në veri, gjen granata dore e municion – arrestohet një person
Sot, Policia e Kosovës kanë kryer kontrolle në Mitrovicë të Veriut, ku janë g...
-
Haradinaj nga SHBA: Vitomirica dhe Rogova, shembull i mbështetjes për Kosovën Fituese
Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, Ramush Hara...
-
Shkëlqim Devolli me kongresistë dhe ekipin e ngushtë të Presidentit Trump, në përgatitjet ceremoniale
Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, po qëndron në Shtetet e Bash...
-
Dervishaj në udhëtim me rininë: Takim i paharrueshëm, diskutuam për 77 probleme e 77 zgjidhje për ta
Kandidati për deputet me numër 77 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës,...
-
Genc Prelvukaj për herë të parë tregon rrëfimin interesant se si Hashim Thaçi e ftoi në PDK
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prelvukaj ka fol...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e BMW X-5 në Kaçanik, e shiti jashtë vendit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në sta...
-
Lista- Cilat vende kanë ndaluar përdorimin e TikTok dhe pse?
Gjykata e Lartë e SHBA-së la në fuqi këtë të premte ligjin që do të ndalojë a...
-
Bedri Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...