Lajme

Ministria e Ekonomisë jep detaje për tërmetin: Kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 31 July 2022

Ministria e Ekonomisë ka dhënë detaje për tërmetin që goditi Kosovën mëngjesin e sotëm. Tërmeti ishte me magnitudë 2.8 sipas Shkallës Rihter dhe nuk kishte potencial të rrezikonte qytetarët apo të shkaktonte ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte Vitia, Kaçaniku dhe fshati Nikaj.

Tutje ministria njofton se njëherësh ky tërmet dëshmon se kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i ministrisë:

Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 31.07.2022 në ora 08:28:46 sipas kohës lokale, territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.8 sipas Shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkali.

Thellësia hipoqendrore ishte 5 km.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte – lokacioni me koordinata gjeografike: 42.252, 21.327;

7 km në Jugperëndim JP të Vitisë;

6 km në Verilindje VL të Kaçanikut;

2 km në Verilindje VL të fshatit Nikaj.

Tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret, apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët d.m.th. nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila zonë në të kaluarën ishte goditur nga tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve. Kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera