Ministria e drejtuar nga Aliu e Durmishi jep edhe dy tender të dyshimtë
Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 02 August 2021
Trendi i dhënies së tenderëve me procedurë të negociuar, që konsiderohet si forma më e dyshimtë e tenderimit, nuk ka të ndalur në Ministrinë e Infrastrukturës, e cila udhëhiqet nga ministri, Liburn Aliu dhe zëvendësi i tij, Hysen Durmishi.
Kjo ministri deri më tani ka dhënë dhjetëra tenderë duke e aplikuar këtë procedurë të prokurimit, përkundë kritikave të shumta se në këtë formë në vazhdimësi janë favorizuar biznese të caktuara dhe është modeli me i përfolur për korrupsion, shkruan Gazeta Infokus.
Madje edhe sot, (e hënë, 02.08.2021) ka njoftuar për nënshkrimin e një kontrate me kompaninë të cilën e ka përzgjedhur me procedurë të negociuar, pa shpallje të tenderit dhe pa lejuar garën e hapur ku mund të aplikojnë edhe kompani të tjera.
Tenderin “Rikonstruimi i Rrugës Miradi – Zona Industriale” e kanë fituar grup i Operatorëve Ekonomik “Fidaie Bytyçi B.I”. “K.N.P.SH. PAPENBURG & ADRIANI COMPANY SH.P.K”.
Në njoftimin për dhënie të kontratës, të cilin e ka siguruar Gazeta Infokus, nuk thuhet nëse është vazhdim i punimeve, por vetëm specifikohet se është ndjekur procedura: “E negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë”.
Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 75 mijë e 972 euro e 38 cent dhe fiks ky ka qenë edhe çmimi i ofertës se fituar të tenderit, pra asnjë cent më pak se që ka qenë çmimi i procedurës së negociuar.
Por ky nuk është i vetmi tender qe ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu ka dhënë pas kritikave të shumta qe mori kur u publikua hulumtimi i Gazetës Infokus ” Skandal: Ministria e Infrastrukturës për dy muaj dha 28 tenderë me mbi 5 milionë euro pa procedura të hapura”
Vetëm tri ditë me herët, të premten, datë 30.07.2021, Gazeta Infokus ka gjetur se Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar edhe një kontratë tjetër duke përzgjedhur kompaninë përmes procedurës së njëjtë, të negociuar.
Kjo kontratë, përshkrimi saktë i të cilës është për; “Asfaltimi i Rrugëve në Kamenicë” i është dhënë operatorit ekonomik “N.N.T.”A.B.C.” nga Podujeva.
Vlera e parashikuar e kësaj kontratë ka qenë 85 mijë e 40 euro e 29 cent, kurse njëjtë sikur edhe në tenderin paraprak, vlera e dhënës së kontratës është po ashtu fiks sa parashikimi i kontratës, 85 mijë e 40 euro e 29 cent.
Ndërkaq, ditë më parë zëvendës ministri Hysen Durmishi ka thënë se 1ë nga data 22 mars në ministrinë që ai drejton është nënshkruar vetëm një kontratë përmes procedurës së negocimit dhe atë ka të bëjë projektin e zgjatjes së pistës së aeroportit.
“Kjo është kontratë me kompaninë mbikqyrëse për këtë projekt tepër të rëndësishëm për ne. Projekti ka rifilluar pasi që ishte ndërprerë para 1 vit e gjysmë për shkak të pandemisë. Kompanisë mbikqyrëse ndërkombëtare i kishte skaduar kontrata të cilën e kishte me afat kohor për 18 muaj, prandaj duhej kontratë e re me të njëjtën për të ruajtur vazhdimësinë e projektit”, pati thënë Durmishi.
Të gjitha kontratat tjera sipas tij janë aneks kontrata për punë shtesë.
Të gjitha këto aneks kontrata për punë shtesë ishin aprovuar nga menaxhmenti i kaluar gjatë vitit 2019 dhe 2020. Pas nënshkrimit të këtyre aneks kontratave kanë filluar punimet në të gjitha këto projekte që ishin bllokuar për dy vite. Gjithçka që kemi bërë e kemi bërë në përputhje me ligjin dhe në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Durmishi.
Megjithatë, në dy kontratat e fundit, të cilat i ka siguruar Gazeta Infokus, nuk thuhet se është vazhdim i punimeve, por vetëm se është ndjekur procedura: “E negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë”. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...