Ministria e Drejtësisë e përkushtuar për transparencë dhe fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit
Autori: Gazeta inFokus
15:48 | 04 Maj 2017
Robert Muharremi, këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë, para medieve ka paraqitur dhe shpjeguar Projektligjin për Përgjegjësinë Disiplinore për Gjykatës dhe Prokurorë.
“Muharremi, në mënyrë të shkoqitur dhe përmbledhëse ka shqyrtuar ndryshimet e propozuara, rolin e Ministrisë së Drejtësisë duke e theksuar se Ministria fuqimisht përkrah dhe mbështet pavarësinë e gjyqësorit ashtu sikundër që promovon politika e legjislacion që rrisin llogaridhënien, transparencën dhe përgjegjshmërinë e sistemit të drejtësisë në tërësinë e tij.
Në këtë kontekst, ai ka sqaruar rolin e Ministrisë së Drejtësisë, Avokatit të Popullit, si dhe procesin ligjor prej pranimit të ankesave për shkelje të mundshme disiplinore të gjyqtarëve e prokurorëve e deri te mjetet shqyrtuese juridike për shqyrtim të ankesave sipas sistemit të shkallshmërisë deri në Gjykatën Supreme.
Po ashtu, Muharremi ka sqaruar përmbajtjen e katalogut të shkeljeve disiplinore dhe masat disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë, gjithnjë duke u bazuar në standardet më të larta ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media.
Në fund të këtyre shpjegimeve, u zhvillua debat si dhe u parashtruan shumë pyetje jo vetëm rreth Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore për gjykatës dhe prokurorë por edhe për ligjet tjera dhe aktivitetin e Ministrisë së Drejtësisë. Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për informimin korrekt dhe me kohë të opinionit publik për zhvillimet në sektorin e drejtësisë.
Pikat e paraqitura shkurt me rastin Projektligji për përgjegjësinë disiplinore për gjykatës dhe prokurorë:
Pikat kryesore
- Procedura disiplinore bazohet në modelin e Kroacisë. Ky model është dakorduar me BE dhe ShBA.
- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) janë përgjegjës për fillimin e hetimeve dhe shqiptimin e masave disiplinore për gjykatës dhe prokurorë.
- Ankesat e qytetarëve ndaj gjykatësve dhe prokurorëve paraqiten te autoritetet kompetente, si vijon:
- kundër një gjykatësi te kryetari i gjykatës ku punon gjykatësi
- kundër një prokurori te kryeprokurori i prokurorisë ku punon prokurori
- kundër kryetarit të një gjykate te kryetari i gjykatës supreme
- kundër një kryeprokurori te kryeprokurori i shtetit
- kundër kryetarit të gjykatës supreme dhe kryeprokurorit të shtetit te KGJK/KPK
- Autoriteti kompetent duhet ta shqyrtojë ankesën brenda 30 ditëve dhe e hedh poshtë nëse nuk është e bazuar, nuk ka të bëjë me shkelje disiplinore ose është e parashkruar. Nëse ankesa është e bazuar, autoriteti kompetent duhet ta paraqes në KGJK/KPK kërkesën për fillimin e hetimit.
- Hetimin e gjykatësve dhe prokurorëve e bën një panel hetues i themeluar nga KGJK/KPK. Paneli përbëhet nga tre gjykatësve kur hetohet një gjykatës dhe tre prokurorëve kur hetohet një prokuror. Paneli hetues mbledh provat dhe ia dorëzon KGJK/KPK një raport mbi bazën e të cilit KGJK/KPK shqipton masën disiplinore. Kundër vendimit të KGJK/KPK lejohet ankesa para Gjykatës Supreme si instancë e fundit.
- Ministria e Drejtësisë dhe Avokati i Popullit nuk kanë të drejtë të hetojnë gjykatës/prokurorë, as të shqiptojnë ndonjë masë disiplinore ndaj një gjykatësi/prokurori e as të hedhin poshtë vendimet e KGJK/KPK.
- Ministria e Drejtësisë (MD) dhe Avokati i Popullit (AP) kanë kompetencat si në vijim:
- Në rast se një kryetar gjykate/kryeprokuror në kundërshtim me ligjin nuk e shqyrton ankesën e një qytetari MD/AP ka të drejtë të kërkojë nga KGJK/KPK fillimin e hetimeve kundër tij për shkelje disiplinore.
- Në rast se kryetari i gjykatës/kryeprokurori në kundërshtim me ligjin e hedh poshtë ankesën e qytetarit MD/AP ka të drejtë të kërkojë nga KGJK/KPK fillimin e hetimeve për rastin i cili është hedhur poshtë.
- Në rast se KGJK/KPK nuk merr vendim për masën disiplinore brenda afatit ligjor MD/AP ka të drejtë të kërkojë mbrojtjen e ligjshmërisë para Gjykatës Supreme./Telegrafi/

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...






























