Lajme

Ministria e Diasporës ka regjistruar afro 400 mijë mërgimtarë

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 20 May 2017

Afro 400 mijë mërgimtarë janë regjistruar në procesin e regjistrimit të diasporës, të realizuar nga Ministria e Diasporës.

Raporti preliminar i këtij procesi pritet të publikohet më 10 qershor, ndërkohë që ai përfundimtar është planifikuar të bëhet publik në vitin 2022. Sipas të dhënave që ka Ministria e Diasporës, rreth 98 për qind e të regjistruarve janë regjistruar në mënyrë fizike dhe vetëm rreth 2 për qind në platformën online, shkruan sot Koha Ditore.

Të regjistruarit thuhet se janë kryesisht nga shtetet e Evropës.

-Advertisement-

Sheremeti, këshilltar i ministrit të Diasporës, Valon Murati, ka thënë se si ministri në dy vitet e fundit kanë qenë të fokusuar në regjistrimin fizik dhe se kanë pushuar së promovuar platformën online të regjistrimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera