FOKUSI NË BUJQËSI

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar subvencionimin direkt

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 27 October 2020

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar ka filluar me realizimin e pagesave direkte apo subvencioneve, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë e bëri të ditur Ministri i MBPZHR-së, Besian Mustafa, i cili tha se pagesa e subvencioneve sivjet do të bëhet dy herë në krahasim me vitin 2019.

Sipas Ministrit Mustafa, për të gjitha kulturat dhe për të gjitha masat pagesa do të bëhet dy herë.

-Advertisement-

Tutje, Ministri Mustafa sqaroi se fillimisht do të paguhet pjesa e parë sipas programit të rregullt kurse pasi të jenë paguar subvencionet për të gjithë fermerët, do të fillojë të bëhet edhe pagesa e dytë e subvencioneve për të gjithë përfituesit.

Ministri Mustafa tha se përkrahja ndaj fermerëve ka për qëllim kthimin e vitit 2020 nga një vit plot sfida për bujqësinë, në një vit të fuqishëm për bujqësinë e Kosovës.

Vendimi për dyfishimin e subvencioneve për të gjitha kulturat u soll si pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike. Ky vendim ishte kundërpërgjigje e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për t’u dalë në ndihmë fermerëve të Republikës së Kosovës, për ta përballuar goditjen që shkaktoi pandemia Covid-19./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera