FOKUSI NË BUJQËSI

Ministria e Bujqësisë ndanë tre milionë euro për investime në pemë dhe perime

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 21 February 2019

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka ndarë tre milionë euro për investime në përpunimin dhe tregtimin e pemëve dhe perimeve.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes facebooku-t zëvendësministri MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi.

“Investimet në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore/përpunimi i pemëve dhe perimeve, projektet e bashkëfinancura nga bizneset/fermerët dhe MBPZHR që janë në realizim e sipër e kapin vlerën në mbi 6 milion euro, MBPZHR për këtë sektor ka financuar mbi 3 milion euro”, ka njoftuar Krasniqi.

-Advertisement-

Në profilin e tij, ai ka publikuar edhe listën e 16 projekteve përfituese të granteve.

Krasniqi ka thënë se kjo është mbështetje konkrete për prodhimet vendore.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy