FOKUSI NË BUJQËSI

Ministria e Bujqësisë ka një njoftim të rëndësishëm

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 30 March 2018

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë fermerët se afati për aplikim për pagesa direkte për vitin 2018, është zgjatur deri më 13 prill 2018

“Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të shumta të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, të cilët kanë mbetur pa aplikuar deri më tani. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe vlen për të gjitha masat mbështetëse për të cilat është shpallur afati për aplikim nga data 15 shkurt 2018. Për skemën e subvencioneve, MBPZHR-ja ka planifikuar një buxhet prej 25 milionë eurove.

Për më shumë informata, lidhur me procedurat e aplikimit për pagesa direkte dhe për kriteret e përcaktuara, fermerët mund të informohen në detaje në ueb-faqet e Ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera