Lajme

Ministria e Bujqësisë hapë kuletën, shpërndanë 25 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 15 February 2018

Bujqit e Kosovës nga e premtja mund të aplikojnë në Ministri të Bujqësisë për të përfituar para për punën që bëjnë.
Ky institucion do të ndajë 25 milionë euro për të gjithë fermerët që mbjellin grurë, farë gruri, misër, elb, thekër, luledielli, e ata që rrisin lopë dhe buallica qumështore.

Gjithashtu do subvencione do të jepen edhe për kosovarët që rrisin e kujdesen për dele dhe dhi, për pulari, për bletari, për derrari, për thëllëza, për pemishtet ekzistuese, për perimet në fushë të hapur dhe në serra, për vreshtat ekzistuese, për bujqësinë organike, si dhe për fidane të pemëve drufrutore dhe hardhi të rrushit.

Për Programin për Pagesa Direkte 2018, MBPZHR ka planifikuar subvencionim edhe për akuakulturën, therjet e raportuara të gjedhit, për qumështin sipas kategorive të cilësisë dhe për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht.

-Advertisement-

“Në Programin për Pagesa Direkte të këtij viti, është rritur përkrahja për kulturën e elbit dhe thekrës, ku nga 100 euro sa ishte vitin e kaluar, sivjet kjo mbështetje është bërë 150 euro për hektarë të mbjellë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Po ashtu, te sektori i hortikulturës, nënsektori i vreshtarisë sivjet nuk do të ketë përshkallëzim të përkrahjes, por do të përkrahen të gjithë fermerët që kanë të mbjellë rrush me sipërfaqe prej së paku 0.10 hektarë, në vlerë prej 1000 euro për hektarë.

Ndërsa, kultivuesit e perimeve sivjet përveç mbështetjes për kultivimin e këtyre kulturave në fushë të hapur, do të mbështeten edhe për kultivimin në serra.

Risi në programin e këtij viti, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë është edhe rritja e përkrahjes për bujqësinë organike, ku nga 300 euro sa ishte vitin e kaluar, sivjet kjo mbështetje është bërë 500 euro për hektarë.
Krahas kësaj ka risi edhe në sektorin e blegtorisë, tek therjet e raportuara të gjedhit, ku sivjet përveç kategorisë A dhe B, përmes pagesave direkte do të përkrahen edhe kategoritë C dhe D.

Ndërkaq, afati për aplikim për këtë program fillon nga 15 shkurt dhe përfundon më 31 mars 2018./Infokusi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera