Lajme

Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për subvencione

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 26 April 2022

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur nga sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.

Në njoftimin e lëshuar, thuhet se periudha e aplikimit zgjatë 30 ditë kalendarike që nga dita e shpalljes publike, ndërkaq aplikimi për të përfituar subvencione bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.

Me rastin e fillimit të aplikimit, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Faton Peci i ka ftuar fermerët nga gjithë territori i Kosovës që të aplikojnë për mbështetje në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2022.

-Advertisement-

“Është hapur sot aplikimi për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2022. Ky program arrin vlerën prej minimum 50 milionë euro dhe parasheh rritje të konsiderueshme për shumicën e kulturave bujqësore”, ka thënë Peci.

Ndërkaq, të gjitha informatat e hollësishme për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, fermerët mund t’i marrin në ueb faqen e MBPZhR-së, https://www.mbpzhr-ks.net dhe në ueb faqen e AZhB-s,www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera