Ministria e Brendshme e Malit të Zi ngre alarmin: Një grup kriminal kërcënon jetën e Zv/kryeministrit Abazoviç

Autori: Gazeta inFokus
09:25 | 28 April 2021
Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi ka njoftuar se sipas burimeve të saj, ka sinjale se anëtarët e grupit kriminal Kavaç po planifikojnë sulm ndaj jetës të Zv/kryeministrit të vendit, Dritan Abazoviç.
“Në këtë rast të veçantë, informacioni i mbledhur tregon qëllimin e anëtarëve të grupeve të organizuara kriminale, kryesisht anëtarëve të grupit të organizuar kriminal Kavaç për të ndërmarrë aktivitete që synojnë kryerjen e krimit të rëndë dhe të organizuar si reagim ndaj privimit të tyre nga liria dhe ndjekja penale, duke rrezikuar jetën e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç”, njoftoi Ministria e Brendshme e Malit të Zi.
Në këtë njoftim, që është bërë publik ditën e hënë thuhet më tej se “duke pasur parasysh rëndësinë e veprimtarive të realizuara më parë, dhe të vetëdijshëm për faktin se anëtarët e grupit të përmendur kriminal janë pjesë e strukturave më të gjera rajonale, me lidhje shumë të forta në nivele të ndryshme, tipari kryesor i të cilave është kryerja e krimeve më të rënda”
Ministria vlerëson se çdo veprimtari që synon rrezikimin e integritetit fizik të zyrtarëve të lartë të shtetit do të destabilizonte situatën shumë komplekse të sigurisë në Mal të Zi.
Ky kërcënim ndaj Zv/kryeministrit Abazoviç vjen pas arrestimit të Slobodan Kashçelan në qytetin bregdetar të Kotorrit, pas së cilit zoti Abazoviç theksoi se ky ishte suksesi më i madh i policisë në 10 vitet e fundit, shkruan VOA.
Kashçelan ishte drejtues i një grupi kriminal dhe që nga viti 2015 është përfshirë në një luftë të përgjakshme me një bandë rivale për kontrollin e kontrabandës së kokainës nga Amerika e Jugut. Kashçelan i ka mbijetuar dy atentateve më parë.
Të tjera
-
Ndalja e shtrenjtimit të rrymës, KESCO ka një njoftim për konsumatorët
Kompania kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO ka kërkuar sqarime...
-
Stuhi të mëdha në Kanada: Pesë të vdekur, qindra mijëra shtëpi pa energji elektrike
Pesë persona humbën jetën nga stuhitë e forta që goditën disa pjesë të Kanada...
-
Donjeta Sadiku shpërblehet me 14 mijë euro pas suksesit në botërorin e boksit
Pas suksesit të madh që ka arritur në Kampionatin Botëror të Boksit për femra...
-
Një pyll i lashtë u gjet në fund të një grope të madhe në Kinë
Në fund të një grope të madhe në Kinë, u gjet një pyll i lashtë, me pemë deri...
-
Raportimi i ZRRE-së pa medie, Hoti: Kjo praktikë me dyer të mbyllura duhet të ndalet
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar pas...
-
Avokati i Popullit: Vendim i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës ishte diskriminues, të rikthehet në pikën zero
Avokati i Popullit me anë të një reagimi publik ka thënë se vendimi i Zyrës s...
-
Bashkëpartiaku i Ramës thirrje Kosovës: Mos bini pre e dezinformatave bashkëngjitjuni Ballkanit të Hapur
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u është bas...
-
Latifi në “New York Medicine College”, diskutohet mundësia e shkollimit të studentëve kosovarë atje
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi vazhdon të qëndrojë në Shtetet e Bashku...
-
Autobusi nga Kosova me 80 turistë përplaset në Vlorë
Një autobus me turistë në Vlorë është përplasur me një pemë, degët e së cilës...
-
Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit ...
-
Ministri Murati thërret konferencë për medie, pritet të flasë për 100 eurot e sektorit privat
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, do të mbajë konfe...
-
Ukrainë/ Foshnja dy muajshe merr pjesë në funeralin e babait
UKRAINË-Pamje të trishta vijnë nga Ukraina. Një foshnjë dy muajshe u fotog...