Lajme

Ministria e Arsimit tregon a do të rihapen çerdhet

Autori: H. Smajli 16:08 | 26 May 2020

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është në bashkëbisedim me Ministrinë e Shëndetësisë për mundësinë e rihapjes së çerdheve.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën Infokus, Lulzim Krasniqi, shef i kabinetit të ministres së Arsimit.

Sipas Krasniqit, Ministria e Shëndetësisë është duke shqyrtuar mundësinë e rihapjes së çerdheve në bazë të situatës epidemiologjike por që ende nuk e kanë një vendim final.

-Advertisement-

“Jemi në komunikim me Ministrinë e Shëndetësisë, por ende nuk e kemi finalizuar vendimin me MSH-në, ende nuk kemi diçka konkrete. Është duke u rishqyrtuar mundësia për rihapjen e çerdheve varësisht në bazë të vlerësimit së situatës epidemiologjike. Jemi ende në komunikim me MSH-në, që të kemi një vendim final”, ka thënë ai.

Shkollat dhe çerdhet në Kosovë janë mbyllur që nga data 12 mars, pas masave që kishte marrë qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit të ri COVID-19./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera