Lajme

Ministria e Arsimit nisë diskutimet për tekstet shkollore

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 13 December 2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Institutin EdGuard, ka hapur ciklin e diskutimeve me mësimdhënës e drejtorë të shkollave, për nevojën e rishikimit të teksteve shkollore, shkruan Gazeta Infokus.

“Tryeza e diskutimeve është organizuar në kuadër të projektit “European Union Support to Basic and Secondary Education (KosEd”), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për synim përkrahjen në rishikim të teksteve shkollore, pjesë e së cilës do të jenë hisedarët kyç në proces të zhvillimit, vlerësimit dhe përdorimit të teksteve shkollore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka theksuar rëndësinë e dëgjimit të zërit të mësimdhënësve dhe menaxhmentit të shkollave, prindërve dhe të gjithë atyre të cilët janë të kyçur në procesin mësimor.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se janë të interesuar që të posedojnë tekste sa më cilësore.

Ndërkaq, Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard ka thënë se Projekti përkrahë në mënyrë të strukturuar procesin e rishikimit të teksteve shkollore dhe se kjo tryezë është pikënisje e një serie të tryezave në të gjithë vendin./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera