Ministria e Arsimit: Mbesin vetëm dy universitete publike
Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 21 January 2018
“Këto universitete mund të jenë dy universitete në tërë Kosovën, të tjerat si kampuse apo degë të universiteteve por gjithmonë duke i rishikuar programet aktuale që ekzistojnë, nuk do të ketë asnjë ndërprerje të programit të studentëve aktualë”, ka paralajmëruar Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, foli lidhur me idenë për ristrukturimin e universiteteve publike në vend që sipas tij nuk po tregojnë cilësinë e duhur.
Në një intervistë për KALLXO.com Bytyqi tha se vendimi për formimin e gjashtë universiteteve në gjashtë rajone që ishte bërë në kohën e Kryeminisrit Hashim Thaçi ,ishte bërë pa vlerësim paraprak.
“Ajo çfarë është në të kaluarën në momentin e hapjes, pa dashur të diskutoj pse janë hapur gjithë këto universitete nuk është bërë një vlerësim i nevojave të hapjes së universiteteve publike…dhe kur gjërat bëhen pa vlerësim ka një risk të madh që gjërat të mos funksionojnë”, tha Bytyqi.
Ai gjithashtu tha se kundërshtimet publike që i erdhën kësaj ideje mund të jenë nga interesat që rektorët mund të kenë për të mos humbur vendin e punës.
“Këtu mund të jetë ndonjë interes individual i ndonjë rektori që mund ta sheh rrezikun që nuk do të jem rektor më, po konsideroj se interesi individual nuk mund të matet me interesin e përgjithshëm të shoqërisë”, tha Bytyqi.
Bytyqi theksoi se nëse ky plan implementohet, studentët nuk do të kenë pasoja dhe profesorët nuk do të mbesin pa punë.
“Ne nuk guxojmë edhe më tutje për x arsye të hapjes së këtyre universiteteve të lejojmë të na funksionojnë universitete publike me një cilësi të ulët dhe me një qëndrueshmëri në pikëpyetje..Këto universitete mund të jenë dy universitete në tërë Kosovën, të tjerat si kampuse apo degë të universiteteve por gjithmonë duke i rishikuar programet aktuale që ekzistojnë, nuk do të ketë asnjë ndërprerje të programit të studentëve aktualë”, tha Bytyqi.
Lidhur me riorganizimin e universiteteve, ministri Bytyqi ka formuar një grup punues i cili pritet të dalë me një rekomandim javëve në vazhdim.
Me idenë e ministrit është pajtuar edhe analisti, Dukagjin Pupovci, i cili konsideron se numri i madh i universiteteve dhe shumëfishimi i programeve të studimit në rajone po krijon një efekt zingjiror të rënies së cilësisë.
“Mendoj se është një hap i qëlluar që të analizohet gjendja në institucionet publike të arsimit të lartë pasi aty ka probleme të natyrave të ndryshme. E para, ka një mungesë të theksuar të stafit akademik të kualifikuar që, pa dyshim, ndikon në cilësi. Pastaj, ka shumëfishim të programeve mësimore që ndikon në hiperproduksion të kuadrove në disa fusha, siç është ajo e drejtësisë. E kemi edhe fenomenin e varësisë së ketyre universiteteve nga angazhimi stafit akademik të UP që ndikon në rënie të cilësisë në UP”, tha Pupovci për KALLXO.com.
Të tjera
-
LDK-ja autorizon Abdixhikun që të negociojë koalicione parazgjedhore
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka autorizuar kryetarin Lumir Abdixhiku që të ...
-
Arrestohet i dyshuari për grabitje në pikën e derivateve në Gjilan
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifiko...
-
Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez në parlament
Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez ...
-
Kurti diskuton me anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtarët e e...
-
Hoti parashikon largim të kuadrove nga FSK-ja shkaku i buxhetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të martën ...
-
Ndërhyri në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastral, arrestohet zyrtari
Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e ...
-
Arrestohet i dyshuari për prodhim të dro*gës sintetike në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për prodhim të drogës sintetike...
-
Abdixhiku e quan Kurtin “mosbesues të pavarësisë”: Tri vjet për ta kuptuar paaftësinë e kësaj Qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se p...
-
Abdixhiku i vendosur, përsërit thirrjen për dorëheqjen e Kurtit
Tashmë ka filluar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokr...
-
Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Me intonimin e himnit kombëtar dhe atë shtetëror, ka nisur mbledhja e...
-
Aksident mes dy veturave me targa të Kosovës në Milot
Dy automjete me targa të Kosovës janë aksidentuar të martën në Milot. Aksi...
-
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit – Do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se historia e ...