Lajme

Ministria e Arsimit hap kuletën, ja sa bursa do të ndajë për studentët

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 25 October 2021

Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur konkurs për bursa për studentët e universiteteve publike në programet Bachelor dhe Master për vitin akademik 2021-2022, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur MASHTI përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në këtë njoftim thuhet se konkursi do të jetë i hapur nga data 25 tetor deri me 8 nëntor deri në ora 16:00, ndërsa lista e studentëve të pranuar do të bëhet publike në ueb faqen e MASHTI-t.

-Advertisement-

“Kandidatët që aplikojnë për përfitim të bursës kanë të drejtë ankese në afat prej 7 ditësh, pas shpalljes së rezultateve. Ankesat dorëzohen në arkivin e MAShTI, kati përdhes, zyra nr. 4 dhe shqyrtohen nga Komisioni për ankesa dhe parashtresa i MAShTI-t”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Aplikimi do të bëhet në mënyrë elektronike në vegzën https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index?ReturnUrl=%2FServices%2FSubService%3Fservice%3D318%26fbclid%3DIwAR1T1BNeZWUEGa4xxnpp_tce8EqGBxlWVm7FEQQO0CSpe1vE6WgIchY2iRo

Këtu janë detajet për aplikim:https://masht.rks-gov.net/uploads/2021/10/konkursi-per-bursa-te-sudente-elitar-2021-22-lekt21tetor-converted.pdf?fbclid=IwAR12RTmk72j9_it9UdI7pLQMZVSUc1ZF-NyOwQ7xJ3JCZjHcX8uz6MLrDqI

/Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera