Ministria daneze e Drejtësisë: Marrëveshja për burgjet nuk është pezulluar, ishte një keqkuptim
Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 22 September 2022
Në fillim të javës ishte raportuar nga mediumi danez Ekstra Bladet se marrëveshja për dhënien me qera të 300 qelive mes Kosovës dhe Danimarkës mes është pezulluar.
Kjo si shkak i vështirësive financiare për realizmin e kësaj marrëveshje.
Por, kjo demantohet nga Ministria daneze e Drejtësisë.
Në në përgjigje me shkrim për Klankosova.tv u tha se kjo ishte veçse një keqkuptim.
“Danimarka nuk e ka ndërprerë, nuk e ka rikthyer apo pezulluar marrëveshjen e burgjeve ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës. Çdo raportim në media që sugjeron të kundërtën bazohet në një keqkuptim. Marrëveshja është miratuar me votat e shumicës së deputetëve në Parlamentin danez në fillim të këtij viti dhe bashkëpunimi me Kosovën për planifikimin dhe realizmin e projektit vazhdon” – thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë së Danimarkës për Klankosova.tv
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, pati deklaruar se nuk është anuluar marrëveshja me Danimarkën për marrjen me qera të burgjeve në Kosovë.
Ajo është shprehur se delegacionet Kosovë-Danimarkë janë në koordinim të plotë, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Haxhiu ka thënë se një delegacion i Danimarkës do të vijë në Kosovë në tetor për të implementuar marrëveshjen.
Marrëveshja kishte vlerën e 200 milionë eurove që Danimarka do të duhej t’i paguante Kosovës për 10 vjetët e ardhshme.
Sipas marrëveshjes Danimarka, do t’i merrte me qera 300 qeli ku do të silleshin të burgosurit e dënuar me deportim.
Kjo ishte nënshkruar vitin e kaluar nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Nick Haekkerup, tani ish-ministër.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...