Lajme

Ministri Vitia: U krye me shumë sukses operacioni ndaj policit Alban Rashiti, s’ka pasoja

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 24 September 2023

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se polici i lënduar sot në Veri të vendit, Alban Rashiti, është operuar me sukses dhe është në gjendje stabile.

“Predha ka depërtuar ka shkaktuar asnjë dëm serioz, as për shëndetin e Albanit, as për pasojë të mundshme, operacioni është kryer me sukses. Predha është larguar. Gjendja është stabile dhe Albani po ndihet shumë mirë”.

Vitia ngushëlloi për vdekjen e policit tjetër, Afrim Bunjaku, i cili sot ra në detyrë në veri të vendit.

-Advertisement-

“Me keqardhje kemi një polic të vrarë mëngjesin e sotëm. Familjarët, policinë dhe gjithë qytetarët”.

Vitia tha se institucionet shëndetësore janë të gatshme për raste të tilla.

“Shpresoj që nuk do të ketë nevojë dhe që këto sulme të marrin dënimin e merituar dhe të mos shkaktohen dëme dhe viktima

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera