Lajme

Ministri Vitia sot raporton para Komisionit për Shëndetësi lidhur me koronavirusin

Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 28 February 2020

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive sot do të raportojnë për masat e marra nga insttiucionet për përballimin e koronavirusit.

Raportimi i tyre do të bëhet para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Përveç institucioneve, edhe opozita në vend është parë e gatshme për të bashkëpunuar dhe për të dhënë ndihmën e saj në këtë aspekt.

-Advertisement-

Deputetët opozitarë që janë pjesë e Komisionit për Shëndetësi deklaruan se dëshirojnë të marrin informacione nga vet ministri dhe drejtorët e institucioneve shëndetësore në lidhje masat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera