Lajme

Ministri Vitia premton kushte më të mira për stafin mjekësor

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 24 February 2020

Përurohet laboratori mikrobiologjik në Klinikën Infektive, përurimi i Laboratorit Mikrobiologjik, është donacion i Ambasadës së Italisë në Kosovë dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha se do të mundohet të krijoj kushte sa më të mira për stafin mjekësor.

“Është kënaqësi e veçantë që të jem këtu, për këtë laborator klinik të mikrobiologjisë që ka kontribuar shteti italian. Ministria e Shëndetësisë do të jetë në nivelin maksimal që i takon në përkujdesjen e shëndetit publik duke mbajtur raporte korrekte me të gjithë kontribuesit siç është Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Do të kujdesem që të e rrisim buxhetin për shëndetësi që ti realizojmë planet. Ne jemi të vetëdijshëm se në kushtet që punojnë stafi ynë shëndetësor nuk janë optimale, ne do mundohemi ti krijojmë kushtet më të mira “, tha Vitia.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera