Ministri unifikues, Mehaj mbledh ish-ministrat, ish-komandantët dhe OVL-të
Autori: Gazeta inFokus
15:07 | 19 Qershor 2023
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njofton se sot i ka pritur në takim ministrat e mëhershëm të Mbrojtjes dhe Komandantët, bashkë me përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës.
Mehaj shkruan se i ka njoftuar ata për zhvillimet në ministri dhe në Forcës e Sigurisë dhe ka diskutuar me ta për situatën e përgjithshme të Sigurisë.
Në takim ishin ish-ministrat Agim Çeku, Haki Demolli, Rrustem Berisha dhe Anton Quni.
Postimi i plotë:
Sot në dy takime të ndara kam pritur ish-Ministrat e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës bashkë me ish-Komandantët e ushtrisë sonë dhe Shoqatat e Dëshmorëve, Veteranëve dhe Invalidëve të luftës.
Gjatë takimit i njoftova për zhvillimet dhe avancimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, zhvillime këto që janë duke vazhduar në përmbushje të objektivave tona strategjike të cilat e bëjnë ushtrinë tonë forcë profesionale, të trajnuar, shkolluar dhe të armatosur sipas standardeve të NATO-së.
Gjithashtu diskutuam edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë. Secili nga ne dhe të gjithë bashkë duhet të angazhohemi për një mjedis të qetë dhe të sigurtë në Republikën e Kosovës.
Veprimet tona janë në vazhdimësi të koordinuara me partnerët tanë, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në sundimin e ligjit dhe respektimin e kushtetuetshmërisë sonë.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...






























