Lajme

Ministri ukrainas për sulmin në Zaporizhzhia: Kemi nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 09 October 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba pas sulmit me raketa në Zaporizhzhia tha se kjo tregon që Ukraina ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

Ai u shpreh se u bën thirrje partnerëve të shpejtojnë dërgesat, shkruan Kyiv Independent.

“I nevojitet urgjentisht më shumë sisteme moderne të mbrojtjes ajrore dhe raketore për të shpëtuar jetë të pafajshëm. Rusia vazhdon terrorin e saj raketor kundër civilëve në Zaporizhzhia. Unë u bëj thirrje partnerëve të shpejtojnë dërgesat,” tha Kuleba.

-Advertisement-

Ndryshe, bëhet e ditur se shumica e raketave sot goditën ndërtesat e banimit dhe shtëpitë private.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera