Lajme

Ministri Sveçla reagon pas suspedimit të Nenad Gjuriq

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 03 November 2022

Ud. i detyrës të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosvës, ka suspenduar sot nga detyra drejtorin rajonal të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq.

Pas suspendimit të tij ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës është mbi të gjitha cënim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit të vendit” shkruan Sveçla.

-Advertisement-

“Policia e Kosovës është një dhe të gjithë pjesëtarët e saj duhet të kenë të njëjtin mision: sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurtë për të gjithë qytetarët pa dallim. Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cënon këtë mision dhe bashkë me Policinë e Kosovës do të vazhdojmë zbatimin e tij”, ka shkrua ai/Front Online

Reagimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera