Lajme

Ministri Shala jep lajmin për investimin e 169 milionë eurove në energji me erë

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 28 January 2019

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala e ka konsideruar si të arriturën më të madhe të Qeverisë së Kosovës aplikimin e 12 kompanive në vlerë prej afër 2 miliardë euro për të investuar në Kosovë me Ligjin për Investime Strategjike.

Ministri bëri të ditur se investitori i parë strategjik i ka përmbushur kriteret teknike për të kaluar në fazën tjetër të vlerësimit nga ana e grupit operacional që u themelua sot me vendim të grupit ndërministror.

Shala theksoi se ky projekt do të prodhojë 105 megavat energji me erë.

-Advertisement-

“Subjekti aplikues “Sowi Kosovo LLC” planifikon të investojë 169 milionë euro në ndërtimin e parkut me erë në Komunën e Mitrovicës. Ky është investimi më i madh direkt në Kosovë që nga pas lufta, i realizuar në fushën e investimeve në energji alternative. Parashihet ndërtimi i 30 turbinave me erë që do të prodhojnë 105 megavat energji elektrike. Po ashtu deri tani kemi 12 aplikime me një vlerë të deklaruar afër 2 miliardë euro, krejt kjo po bëhet me Ligjin për Investime Strategjike”, ka thënë Shala.

Ministri për kompaninë ka thënë se i ka plotësuar të gjitha kriteret teknike të parapara me Ligjin për Investime Strategjike.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë qëndron e përkushtuar me dinjitet të lartë në përmbushjen e detyrave të saja, njëherit të cilat edhe janë objektiv i Qeverisë së Republikës së Kosovës, pra viti i zhvillimit ekonomik. Lutem që ky vit i zhvillimit ekonomik të shkoj kështu siç ka filluar dhe rinisë sonë të ju mundësohet punësim i qëndrueshëm në vendin e tyre”, ka thënë ministri Shala.

Ministri ka premtuar se do të përkushtohet maksimalisht me stafin e tij që të sjellin sa më shumë investime në Kosovë.

“Unë ju premtoj që do te jem i përkushtuar se bashku me gjithë stafin e MTI-së që sa më shumë të sjellim investime të huaja direkte në vendin tonë”.
Në fund të këtij takimi u formua komisioni operacional i cili do ta shqyrtojë edhe dokumetacionin si dhe plotësimin e kritereve nga investitori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera