Ministri serb me tone kërcënuese: Ushtria serbe tani është më e fortë se në vitin 1999 por..

Autori: Gazeta inFokus
13:34 | 10 November 2022
Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviq ka deklaruar se ushtria serbe është e aftë, e trajnuar dhe e gatshme për të kryer çdo detyrë.
Në një intervistë për “Vecernje Novosti”, Vuçeviq ka thënë se nuk duan luftëra dhe nuk duan që asnjë fëmijë të vuaj.
“Nuk duam të vuajnë as kombet e tjera, por thirrjet tona për dialog nuk do të thotë se jemi të dobët apo të papërgatitur e të pavendosur. Thjesht mendojmë se është më mirë të dialogojmë dhe të bisedojmë, të ulemi në tavolinë në vend që të qëndrojmë në llogore”, ka deklaruar Vuçeviq përcjell Insajderi.
Ministri serb shkoi edhe më tutje duke thënë se ushtria serbe sot është shumë herë më e fortë se në vitin 1999.
“Ne nuk duam të kthehemi në 1999, nuk duam luftëra dhe vuajtje. Askush nuk është duke tundur armët apo duke luajtur lojëra lufte. Ne jemi të moderuar në deklaratat tona, të përgjegjshëm, por nga ana tjetër po u dërgojmë mesazh të gjithëve se është e pamundur të arrihet një zgjidhje nëse serbët duhet të humbasin gjithçka dhe pala tjetër të fitojë gjithçka. Ky nuk është kompromis atëherë bëhet fjalë për humbje dhe poshtërim të njërës palë dhe qëndrim haptazi pranë palës tjetër. Këto janë ultimatume, zgjidhje imponuese”, theksoi ai.
Vuçeviq shtoi në fund se janë të vetdijshëm që në Kosovë operojnë forcat e NATO-s duke mos i komentuar pretendimet për nisjen e një lufte të re.

Të tjera
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...