Lajme

Ministri serb kërkon urgjentisht krijimin e Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 19 July 2017

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, ka thënë sot se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe (AKS) duhet të krijohet urgjentisht, në mënyrë që të ruhet stabiliteti politik, vazhdimi i negociatave, fuqizimi ekonomik i serbëve dhe kthimi i tyre në Kosovë.

Përndryshe, thotë Vulin besimi ndaj BE-së do minohet edhe më tej, pasi ajo është ndërmjetësuese në bisedimet e Brukselit dhe nuk do lëviz asgjë në këtë drejtim, transmeton lajmi.net.

Këto bisedime Vulin i bëri më ambasadorin austriak Johan Eigner, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e KFOR-it në pjesën, si e ka quajtur ai, jugore serbe, shkruan blici serb.

-Advertisement-

Ambasadori austriak i ka thënë Vulinit, se marrëdhëniet bilaterale mes Serbisë dhe Austrisë karakterizohen nga dialogu intensiv politik, kontaktet e rregullta nga ana e zyrtarëve të lartë, bashkëpunimi për zhvillim ekonomik dhe të krijohen marrëdhënie të mira me Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera