Lajme

Ministri serb: Izraeli nuk do ta njohë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 25 July 2017

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se gjatë vizitës së tij në Izrael, ka marrë konfirmimin nga zyrtarët e atjeshëm se ky vend nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu, Vulin thotë se në Izrael e mori bindjen se ky vend nuk do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Duke komentuar vizitën në Tel Aviv, ku u takua me homologun e tij izraelit, Avigdor Lieberman ku edhe nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në mes të dy ministrive të mbrojtjes, Vulin tha për Radio Televizionin e Serbisë se Beogradi dëshiron të zgjerojë ndikimin e saj dhe të bëjë miq në Lindjen e Mesme, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Vulin ka shtuar se gjatë vizitës së tij në Izrael, u takua me Patriarkun e Jerusalemit Theophilos i cili kishte thënë se Kosova është “,Jerusalemi serb “, “territor ky që nuk mund t`i merret Serbisë”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera