Lajme

Ministri serb i mbrojtjes: Duam që me politikë të zgjedhim çështjet politike, jo me ushtri

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 15 December 2022

Pas deklaratave të Dërguarit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar, është zbutur paksa Ministria e Mbrojtjes të serbe, shkruan Gazeta Infokus.

E kjo është bërë e qartë kur Ministri serb po fliste në mediumin “Tv happy”,  ku ka thënë se duan ti zgjidhin gjërat politikisht e s’duan konflikte duke shtuar po ashtu se nuk duan të zgjedhin problemet me ushtri.

“Ne duam fuqizim të ekonomisë dhe mbrojtjes së Serbisë. S’duam konflikte, por askush nuk ka dilemë që Serbia do t’i mbrojë qytetarët e saj dhe se s’do të ketë ‘Stuhi’ tjetër. Ushtria është e pajisur dhe e armatosur, dhe duam që gjërat të zgjidhen politikisht dhe jo me ushtri”, ka thënë ai.

-Advertisement-

“Duam që me politikë të zgjedhim çështjet politike, jo me ushtri”, është shprehur ai.

E këto deklarata të tij u bën pas deklarimit të Escobar në lidhje me kërkesën e Presidentit serb për të dërguar forcat serbe në Veri të Kosovës. Ai ishte shprehur se diçka e tillë kundërshtohet ashpër dhe se Kosova ka garanci të forta nga SHBA ja.

“Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht, e hedhim poshtë kategorikisht. Nuk e mbështesim këtë fare. Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, pati thënë Escobar në lidhje me një kërkesë të tillë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera