Lajme

Ministri Selimi vlerëson lart Gazmend Sylen si ushtar të zotin të Ramush Haradinajt e zë të fuqishem në mbrojtjen e kategorive të luftës

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 17 January 2021

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka kërkuar mbështeje për Gazmend Sylën , i cili do të garojë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Selimi ka shkruar se Syla është person i cili ka dhënë kontribut të madh në luftë si dhe vazhdoi të jetë zë i kategorive të luftës, por edhe i të gjithë qytetarëve, si deputet.

“Me Gazmend Sylën, ushtarin e Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtar qysh në moshë të re i burrave më të zot që iu bën krah Atdheut. Gazi, përpos që dha kontribut në luftë, ai edhe në paqe vazhdoi të jetë zë i kategorive të luftës, por edhe i të gjithë qytetarëve, si deputet. Në mbështetje të Gazmend Sylës për deputet në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera