Lajme

Ministri Sefaj priti në takim njoftues ambasadorin zviceran

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 15 September 2017

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Në këtë takim ambasadori zviceran i uroi ministrit Sefaj pranimin e detyrës së re si ministër i Punëve të Brendshme dhe premtoi se shteti zviceran do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.

Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit fokus të veçantë i dhanë çështjes së migrimit. Ata vlerësuan se ka pasur një bashkëpunim të mirë në çështjen e migrimit dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera