Lajme

Ministri rus i Mbrojtjes flet me homologun e tij amerikan mbi luftën në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 21 October 2022

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, shkruan The Guardian.Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Kemi diskutuar çeshtjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, përfshirë situatën në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.

Vladimir Putin ka qenë i hapur për negociata me Ukrainën që nga fillimi, ka pohuar Kremlini, duke shtuar se “asgjë nuk ka ndryshuar” në lidhje me këtë.

-Advertisement-

Deklarata e Zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov erdhi menjëherë pas deklaratës së presidentit turk. Rexhep Tajip Erdogan, më herët tha se presidenti rus dukej se ishte “më i hapur ndaj negociatave” se në fillim./abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera