Lajme

Ministri Reçica me një lajm për punëkërkuesit

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 21 August 2019

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se MPMS në bashkëpunim me UNDP-në do të mbështesin rreth 70 punëkërkues të papunë, nëpërmjet fazës të dytë të Programit të Vetëpunësimit për të cilin ministri bëri të ditur se shpallet nga sot.

Statusi i plotë i Ministrit

Përpjekjet tona për rritje të mundësive për punëkërkuesit e papunë të regjistruar në Zyrat e Punësimit, nëpërmjet kyçjes së tyre në masa aktive të tregut të punës, kanë qenë të vazhdueshme dhe në

-Advertisement-

Pas suksesit të fazës së parë të Programit të Vetëpunësimit, nëpërmjet të cilit u kemi dhënë rastin 144 punëkërkuesve të riatdhesuar në tërë Kosovën dhe 29 punëkërkuesve të rregullt në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës, bashkë me partnerin tonë UNDP sot shpallim të hapur fazën e dytë të Programit të Vetëpunësimit. Nëpërmjet tij, ne do të mbështesim rreth 50 punëkërkues të riatdhesuar në tërë Kosovën dhe 21 punëkërkues të rregullt në rajonin e Prishtinës dhe

Programi do të jetë i hapur për aplikim nga sot deri më 30 Shtator 2019. Për më shumë informacione rreth procesit të aplikimit, vizitoni faqen e MPMS-së https: //mpms.rks-gov.net/ apo të APRK-së https: //aprk.rks-gov.net/ si dhe drejtohuni në Zyrat Komunale të Punësimit në të gjitha komunat e Republikës se Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera