Lajme

Ministri që do të mbahet mend për një llaptop

Autori: Hateme Smajli 14:11 | 10 August 2020

Krejt për çka do të mbahet në mend ish ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe  Ndërmarrësisë  është një llaptop në vlerë prej 1 mijë eurosh.

Ai e kishte blerë atë me paratë e udhëtimeve zyrtare, shkruan gazeta inFokus.

Muzafer Shala i PDK-së, ishte vetëm një muaj ministër i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në vitin 2019 dhe për këtë muaj kishte keqpërdorur mjetet e udhëtimit zyrtar.

-Advertisement-

Kështu është bërë e ditur nga Raporti i Auditorit të Përgjithshëm, shkruan gazeta inFokus.  

Me paratë e udhëtimeve zyrtare nuk lejohet të bëhen blerje të tilla, mirëpo si duket ministrit pasi ka arritur atje i është shfaqur nevoja për një llaptop dhe e ka blerë atë me paratë e udhëtimit në vlerë prej më shumë se 1 mijë euro.

“Sipas Procedurës për regjistrimin në SIMFK të avanceve për para të imët dhe avanceve për udhëtime zyrtare, Aneksi 6, Llogaritja e shpenzimeve për udhëtime zyrtare, pika B, janë të përcaktuara shpenzimet që mund të mbulohen nga mjetet e avancit si: akomodimi, ushqimi, mëditja dhe shpenzime tjera/para xhepi.”

Sipas Auditorit të Përgjithshëm përdorimi i mjeteve për udhëtime zyrtare në blerje të paisjeve rrit rrezikun për përdorimin e mjeteve për qëllime të tjera.

“Me avancin e tërhequr në vlerë 1,814€, ishte blerë një llaptop në vlerë 1,064€ jashtë vendit. Pas realizimit të udhëtimit këto shpenzime ishin mbyllur në kodin ekonomik “Pajisje tjera nën 1,000€”, e që është kundërshtim me procedurat për regjistrimin e avanceve në SIMFK.

Sipas shpjegimeve të ministrisë kjo kishte ndodhur për shkak se ministri gjatë vizitës zyrtare në ShBA kishte shpreh nevojën për një llaptop. Shfrytëzimi i mjeteve nga avanci për udhëtime zyrtare për blerje të pajisjeve, rrit rrezikun e përdorimit të këtyre mjeteve për qëllime tjera, nga ato për të cilat është destinuar avanci për udhëtime zyrtare.

Ministri duhet të siguroj se shfrytëzimi i avancit për udhëtime zyrtare për blerje të pa autorizuar, nuk do të përsëritet në asnjë rast tjetër”, thuhet në raportin e auditimit./Gazeta inFokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera