Ministri për Inovacion, prezanton programin e tij në një gjysmë faqe
Autori: Gazeta inFokus
13:21 | 14 September 2017
Ministri Besim Beqaj ka treguar se e ka marrë detyrën e re, në Ministrinë e krijuar rishtaz, atë të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Po, ashtu nga kjo Ministri është dërguar edhe një gjysëm faqe shkrim, për të treguar se me cfarë do të merret ky dikaster.
Në njoftimin për media theksohet se “Krijimi i Ministrisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi (‘MIN’) është rezultat i Platformës së Qeverisë së Republikës të Kosovës 2017-2021”
Sipas, MIN, Ministri Besim Beqaj ka pranuar këtë detyrë me synim të zhvillimit ekonomik duke e fuqizuar rolin e ndërmarrësisë dhe inovacionit në ekonomi.
“Ndërmarrësia kosovare ka nevojë për të kombinuar njohuritë, kapacitetet, aftësitë dhe resurset me qëllim të maksimizimit ekonomik të aktivitetit ndërmarrës. Inovacionet na paraqiten si teknologji të reja, si produkte të reja, si metoda të reja të prodhimit, metoda të reja të furnizimit, gjetjeve të tregjeve të reja, sisteme të reja organizative dhe prodhuese, etj. Ministria për Inovacion dhe Ndërmarrësi do të punojë ngushtë me komunitetin e teknologjisë informative (ICT), me ndërmarrësit vendorë, me asociacionet e biznesit, me universitetet, me institutet hulumtuese, si dhe ekspertë të fushave relevante” theksohet në njoftim.
Po ashtu potencohet se synimi themelor i Ministrisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi është të stimulojë aktivitetet inovative në Kosovë, të cilat do rrisin produktivitetin ekonomik dhe institucional përmes zhvillimit të teknologjisë informative dhe ndërmarrësisë efikase.
“Kjo ministri do jetë vendi i ballafaqimeve profesionale të ideve kreative dhe inovative me ndërmarrësinë kosovare, dhe njëkohësisht do shërbejë si avokat i ndërmarrësisë kosovare brenda dhe jashtë vendit” bën të ditur njoftimi.
MIN thekson se objektivat kryesore të Ministrisë janë të orientuara në: (i) promovimin e inovacionit dhe teknologjisë informative në shërbim të rritjes ekonomike dhe zhvillimit; (ii) zhvillimin e ndërmarrësisë përmes programeve të trajnimit/ konsulencës; (iii) konsolidimin e fondit për ICT për përkrahje të sektorëve zhvillimor të ekonomisë; (iv) krijimi i fondit dhe përkrahja institucionale e femrave dhe të rinjve në ndërmarrësi; (v) krijimi i mekanizmave institucional kordinues në mes të shkencës, sektorit privat dhe politikë-bërjes.

T� tjera
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
































