Lajme

Ministri për Inovacion, prezanton programin e tij në një gjysmë faqe

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 14 September 2017

Ministri Besim Beqaj ka treguar se e ka marrë detyrën e re, në Ministrinë e krijuar rishtaz, atë të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Po, ashtu nga kjo Ministri është dërguar edhe një gjysëm faqe shkrim, për të treguar se me cfarë do të merret ky dikaster.

Në njoftimin për media theksohet se “Krijimi i Ministrisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi (‘MIN’) është rezultat i Platformës së Qeverisë së Republikës të Kosovës 2017-2021”

Sipas, MIN, Ministri Besim Beqaj ka pranuar këtë detyrë me synim të zhvillimit ekonomik duke e fuqizuar rolin e ndërmarrësisë dhe inovacionit në ekonomi.

-Advertisement-

“Ndërmarrësia kosovare ka nevojë për të kombinuar njohuritë, kapacitetet, aftësitë dhe resurset  me qëllim të maksimizimit ekonomik të aktivitetit ndërmarrës. Inovacionet na paraqiten si teknologji të reja, si produkte të reja, si metoda të reja të prodhimit, metoda të reja të furnizimit, gjetjeve të tregjeve të reja, sisteme të reja organizative dhe prodhuese, etj. Ministria për Inovacion dhe Ndërmarrësi do të punojë ngushtë me komunitetin e teknologjisë informative (ICT), me ndërmarrësit vendorë, me asociacionet e biznesit, me universitetet, me institutet hulumtuese, si dhe ekspertë të fushave relevante” theksohet në njoftim.

Po ashtu potencohet se synimi  themelor i Ministrisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi është të stimulojë aktivitetet inovative në Kosovë, të cilat do rrisin produktivitetin ekonomik dhe institucional përmes zhvillimit të teknologjisë informative dhe ndërmarrësisë efikase.

“Kjo ministri do jetë vendi i ballafaqimeve profesionale të ideve kreative dhe inovative me ndërmarrësinë kosovare, dhe njëkohësisht do shërbejë si avokat i ndërmarrësisë kosovare brenda dhe jashtë vendit” bën të ditur njoftimi.

MIN thekson se objektivat kryesore të Ministrisë janë të orientuara në: (i) promovimin e inovacionit dhe teknologjisë informative në shërbim të rritjes ekonomike dhe zhvillimit; (ii) zhvillimin e ndërmarrësisë përmes programeve të trajnimit/ konsulencës; (iii) konsolidimin e fondit për ICT  për përkrahje të sektorëve zhvillimor të ekonomisë; (iv) krijimi i fondit dhe përkrahja institucionale e femrave dhe të rinjve në ndërmarrësi; (v) krijimi i mekanizmave institucional kordinues në mes të shkencës, sektorit privat dhe politikë-bërjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera