Lajme

Ministri Peci viziton fshatrat e Mtrovicës të dëmtuara nga breshëri

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 03 July 2021

Ditë më parë një breshër i madh kaploi komunën e Mitrovicës dhe atë të Podujevës.

Shumë toka bujqësore në fshatra të këtyre komunave u dëmtuan nga moti i ligë, shkruan IndeksOnline.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, sot ka vizituar fermerët e fshatrave Vidimriq, Çabër dhe Koshtovë të komunës së Mitrovicës dhe Zubim Potokut.

-Advertisement-

Sipas tij, dëmi nga breshëri ishte shumë i madh.

Ai premtoi se janë duke u angazhuar që t’iu dalin në ndihmë fermerëve që t’iu sigurojnë edhe sigurimet bujqësore.

Postimi:

Sot bashkë me Drejtorin e Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës z. Ekrem Sadiku vizituam fermerët e fshatrave Vidimriq, Çabër dhe Koshtovë të komunës së Mitrovicës dhe Zubim Potokut. Dëmi nga breshëri fatkeqsisht ishte shumë i madhë.

Ne si Ministri e Bujqësisë po punojmë që të hartojmë politika të qëndrueshme edhe në ndërmarrjen e masave preventive nga dëme të tilla,  gjithashtu po angazhohemi që në një të ardhme të afërt t’i përfshijmë sigurimet bujqësore për shumicën e kulturave bujqësore.

Në mbledhjet e radhës së Qeverisë, kam proceduar si pikë të rendit të ditës kompenzimin e dëmëve për kulturat bujqësore në vlerë prej 1.3 milion euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera