Lajme

Ministri Peci rrëfen tmerrin që kishte si 16 vjeçar përjetuar në Masakrën e Tregut të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 13 March 2022

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka kujtuar masakrën e ndodhur 23 vjet më parë në Tregun e Mitrovicës.

Atëherë si 16 vjeçar,Peci përshkruan tërë ngjarjen për të cilën thotë se e ka të ngulitur në kokë.

“Forcat paramilitare e policore serbe atë ditë nuk ishin aty. Dhe nuk kishte ditë e jo më ditë tregu në Mitrovicë, ku ata nuk ishin prezent.23 vite më parë, pas përfundimit të stërvitjes ku atëherë si 16 vjeçar kisha ëndrra të mëdha për tu bërë futbollist, vizitova tregun e gjelbërt dhe bleva gjërat e nevojshme për furnizim të familjes. E kam ende të ngulitur në kokë qoftë zhurmën e shpërthimit, qoftë fishkëllimën që granata lëshonte në ardhje e sipër si vetëtimë, të plagosurit në trotuarin e tregut po edhe erën e pluhurit e vrapimet e qytetarëve në treg”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ministri Peci tha se drejtësia ndërkombëtare ende nuk e ka thënë fjalën e saj për këtë krim dhe se mungesa e policëve atë ditë në treg ishte e qëllimshme.

“Ajo e shtunë do të shndërrohej në Masakrën e Tregut në Mitrovicë për të cilin krim si dhe për masakra të tjera në tërë territorin e Kosovës, drejtësia ndërkombëtare, ende qëndron në heshtje. Mungesa e policëve atë ditë në treg ishte e qëllimshme, sepse vetëm pak sekonda pas shpërthimit, një helikopter u ngrit nga kazerma ushtarake në Bair. Nga ky sulm mbetën të vrarë 7 qytetarë të Republikës së Kosovës e u plagosën qindra të tjerë.”, përfundon ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera