Lajme

Ministri Peci pret në takim koordinatoren e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 12 May 2021

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci në takim me delegacionin e UNKT-së, të kryesuar nga koordinatorja e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson. Gjatë këtij takimi kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë.

Ministri Peci i njoftoi mysafirët për objektivat e MBPZhR-së për këtë vit, si dhe planet e ministrisë për investimet strategjike, politikat zhvillimore si dhe hartimin e legjislacionit përkatës për mbarëvajtjen e punës së këtij dikasteri.

Në mes tjerash u diskutua edhe për politikat sektoriale siç janë: ruajtja e tokave bujqësore, krijimi i hapësirave të gjelbra dhe gjetja e gjuhës së duhur në avokimin e mbrojtjes së tokave bujqësore përmes planifikimit hapësinor. Po ashtu u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së Kosovës në Konventën për Ndryshimet Klimatike e cila këtë vit do të mbahet në Glasgou si dhe në Samitin e Sistemeve Ushqimore në vazhdën e aktiviteteve për zhvillim të qëndrueshëm.

-Advertisement-

Me këtë rast, ministri ka marrë mbështetjen nga koordinatorja Richardson për përkrahjen e mëtejme të projekteve për zhvillimit të qëndrueshëm të zonave rurale, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit në vend.

Në anën tjetër, koordinatorja e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, ka theksuar se si institucion do të vazhdojnë përkrahjen e këtij dikasteri përmes hartimit të politikave në përputhje me Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera