Ministri Peci: Nuk do të mjaftonte një film i metrazhit të gjatë që ta përshkruajmë gjendjen në të cilën e kemi gjetur Ministrinë e Bujqësisë
Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 17 March 2023
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, me anë të një video-porosie në Facebook, ka përshkruar gjendjen në të cilën e ka gjetur Ministrinë e Bujqësisë, në momentin kur ka marrë përsipër kryesimin e kësaj ministrie, duke theksuar se nuk do të mjaftonte një film i metrazhit të gjatë për ta përshkruar atë gjendje.
“Të dashur qytetarë, në prag të dy vjetorit të Qeverisë Kurti 2, nuk do të mjaftonte një film i metrazhit të gjatë që ta përshkruajmë gjendjen në të cilën e kemi gjetur Ministrinë e Bujqësisë kur morëm detyrën”, ka theksuar Peci.
Sipas tiij, edhe mali subvencionohej pë grurë, e edhe banjot e shtëpive ishin mbushur me para të ryshfetit.“Mali subvencionohej për grurë.
Edhe banjot e shtëpive ishin mbushur me paratë e ryshfetit e vlera e këtyre parave vetëm në një rast arrinte afro gjysmë milioni euro.
Zyret e institucioneve shërbenin edhe si seli të kompanive dhe në to përgatiteshin tenderët. Vetëm në një rast kështu u përfituan jashtëligjshëm 1.4 milionë€.
Arrestime, mungesë vizioni e strategjie, sistem i brishtë i menaxhimit të parasë publike dhe nëntë vite stagnim dhe mos aprovim të asnjë ligji”, shkroi Peci.
Ai më pas foli për të arriturat e Qeverisë Kurti2, duke theksuar se ajo vendosiluftoi krimin dhe korrupsionin dhe vendosi meritokracinë në procesin e vlerësimit të subvencioneve dhe të granteve.“Fermerin e Kosovës e shndërruam në fermerin më të përkrahur në rajon. Rritëm përkrahjen financiare deri në 216%.
Lehtësuam procedurat administrative për aplikim. Për herë të parë subvencionuam naftën dhe plehrat për fermerin e Kosovës”, shkroi Peci.
Të tjera
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...
-
Qeveria e Kosovës lanson platformën për të drejtat e fëmijëve
Në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të shtunën ësh...
-
Nga sot, Gjermania do t’i pranojë nga 50 mijë punëtorë të kualifikuar në vit nga Ballkani
Qeveria gjermane modernizoi vitin e kaluar ligjin e migracionit duke lehtësua...
-
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë fton shqiptarët e Luginës së Preshevës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar një ditë para votime...
-
Alban Hyseni i jep tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit ofertuesit më të shtrenjtë
Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin pë...
-
Deputetë të Parlamentit Evropian letër Serbisë për të drejtat e shqiptarëve, Kamberi ia jep meritat Kurtit për lobim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar të premt...
-
Pikëlluese| Sami Lushtaku jep lajmin e hidhur, ka të bëjë me ish-luftëtarin e shquar të UÇK-së
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot ka njoftuar p...
-
I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg – zbulohet emri i tij
Të dyshuarit që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme dhe të dënuarit ng...
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...